Inter - Milan në Riad/ Tijjani Reijnders: Dua të fitoj trofeun tim të parë, është një mundësi e madhe

Milani ka nevojë për një super Tijjani Reijnders për të shpresuar të mposhtë Interin në Riad dhe të ngrejë sërish Superkupën Italiane. Holandezi, shpesh vendimtar këtë sezon përpara portës, foli në një konferencë për shtyp përkrah trajnerit Sergio Conceição.

Fitorja kundër Juventusit, pas përmbysjes, ju dha energji për finalen?

Nuk ishim mjaftueshëm agresivë në pjesën e parë kundër bardhezinjve, ndërsa në pjesën e dytë treguam se mund të bëjmë më mirë dhe me më shumë intensitet. Në atë pjesë krijuam më shumë raste dhe e meritonim të kualifikoheshim për në finale.

A të kënaq faktin që tani shënon më shumë gola, edhe përpara Piolit?

Ishte bukur ta takoj përsëri dhe bëmë shaka për faktin që më parë nuk shënoja asnjëherë. Sezonin e kaluar kisha më pak mundësi për t’u gjendur pranë portës, ndërsa këtë vit po luaj më përpara.

Si është ndjesia e fitimit të një trofeu?

Një ndjesi e mrekullueshme. Mund të fitoj trofeun tim të parë, është një mundësi e madhe. Mund të ndryshojmë gjërat. Duhet të luaj sikur kjo të ishte ndeshja ime e fundit.

Pas ndeshjes me Juventusin, krijuat një rreth si skuadër. Ky është fryma që ju duhet?

Fryma ka qenë gjithmonë kjo, por mendoj se duhet të kemi më shumë besim në këtë grup. Duhet të ndihemi më shumë si një familje, dhe mendoj se ai ishte një sinjal i bukur.