Bakalli: Fluksi i emigrantëve në festat e fundvitit dhe tregtia e shtuar me Korenë dhe SHBA-në ka sjellë rëndimin e trafikut
Në këtë periudhë të ndërrimit të vitit, siç ndodh zakonisht, është vërejtur një fluks i shtuar i automjeteve jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit, duke krijuar trafik të rënduar në disa prej akseve kryesore rrugore.
Arben Bakalli, Oficer i Policisë Rrugore i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” shpjegoi se fenomeni lidhet futjen e shumë automjeteve në vendin tonë, çka ka ndikuar në vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
“Ka pasur një trafik të rënduar se zakonisht, por edhe gjatë viteve të fundit. Kjo edhe për shkak të numrit të lartë të shqiptarëve të kthyer në atdhe për festat e fundvitit.
Po ashtu trafiku i rënduar është krijuar edhe nga një dyndje e madhe të udhëtarëve përmes aeroportit të Rinasit.
Por pavarësisht ngarkesës në trafik, ne jemi munduar që të përqendrojmë shërbimet në akset kyçe të qytetit.
Po ashtu në kryeqytet ka një numër të lartë të automjeteve këtë vit dhe këtu ka ndikuar tregtia me Korenë apo me Amerikën të mjeteve, duke shkaktuar dhe rëndim të lëvizjes së mjeteve”, u shpreh ndër të tjera Bakalli.
Ndërkaq, ai do të kishte dhe një mesazh për drejtuesit e mjeteve, duke i ftuar që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin konsumimin e alkoolit apo të substancave të ndryshme, të jenë të kujdesshëm dhe të mos përdorin aparatet celulare gjatë për drejtimit të mjetit, dhe po ashtu të mos harrojnë asnjëherë të vendosin rripin e sigurimit.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ARBEN BAKALLIN, OFICER I POLICISË RRUGORE NË “ORA NEWS”


