Grushte, shkelma dhe të shtëna me armë - Del VIDEOJA e sherrit në Sarandë, ku u përfshinë 4 policë

Janë publikuar pamjet e sherrit masiv të regjistruar në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u përfshinë edhe katër efektivë policie.

Ngjarja u shënua rreth orës 01:30 të 2 janarit, pranë një restoranti. Në video duket që një person është i veshur dhe me uniformën e policisë, ndërsa policia informoi se efektivi Alvaro Sulejmani përdori dhe armën e shërbimit.

I  gjithë sherri i ndodhur në orët e para të mëngjesit është filmuar nga kamerat e sigurisë.  Sipas dëshmive, dy vëllezërit Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi drejtonin një biznes të makinave me qira. Polici Alvaro Sulejmani i kishte një borxh lidhur me një makinë që u kishte marrë.

Ai u shkoi te shtëpia e vëllezërve Nexhipi pas mesnate së bashku me 10 veta të tjerë duke dhunuar dhe gjuajtur me sende të forta. Gjithashtu ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri.

Dy vëllezërit Albion dhe Enea Nexhipi janë dëmtuar me sende të forta por janë jashtë rrezikut për jetën informoi policia një ditë më pas, ndërsa arrestoi 4 punonjës policie, më konkretisht Alvaro Sulejmanin dhe 2 vëllezërit Inklid dhe Mihal Suljmani si dhe Ergis Sulejmani kushëri i tyre.

Në pranga kanë rënë dhe 4 shtetas të tjerë ndërsa 2 po hetohen në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Punonjës policie:
Alvaro Sulejmani,
Inklid Sulejmani,
Mihal Sulejamni,
Ergis Sulejmani

Shtetas:
Kejvi Sulejmani,
Shemsho Sulejmani,
Delars Duka,
Kristjan Xhaferri.

Të ndjekur në gjendje të lirë:
Enea Nexhipi,
Albion Nexhipi

Të shpallur në kërkim:
Igli Duka,
Beqir Çoçka

Provat e sekuestruara:
3 pistoleta,
4 automjete
7 celularë.