FOTO+VIDEO/ Tri makina bëhen copash në rrugën e Pogradecit, 4 anëtarë të një familjeje mbesin të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2025, 11:51
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të shtunë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ka janë plagosur katër anëtarë të një familjeje nga Lushnja
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Hudënisht, ku tre automjete janë përplasur, duke shkaktuar plagosjen e katër personave, dy prindër dhe dy fëmijë, të cilët janë nga qyteti i Lushnjës.
Dy ambulanca mbërritën në vendngjarje për të transportuar të lënduarit, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Trafiku në këtë aks ka qenë i ngarkuar për disa minuta, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë për të garantuar sigurinë e kalimtarëve.

