“Quhem Vladimir”/ Një qytetar paraqitet në Polici, nuk mban mend adresën e banimit

Një qytetar është paraqitur në ambientet e stacionit të Policisë Fushë-Krujë, i cili deklaron se quhet Vladimir por nuk mban mend adresën e banimit apo të dhëna të tjera të tij.

Autoritetet policore raportojnë se ky shtetas është i moshës rreth 50 vjeç, rreth 1.65 cm dhe mban të veshura xhup blu të errët dhe pantallona të zeza.

Policia apelon që familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi mund të paraqiten në ambientet e Stacionit Policor Fushë-Krujë.

Gjithashtu, policia fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e tij të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.