VIDEO/ Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Bogë-Theth, Beci: Po punohet për ta mbajtur të hapur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2025, 09:52
Zonat malore të bashkisë Shkodër janë përfshirë nga reshje dëbore gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci tha sot se “në aksin rrugor Bogë-Theth është punuar pa ndërprerje për të mbajtur të hapur këtë segment rrugor”.
Beci u shpreh se “drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes, të përdorin goma dimërore dhe të pajisen me zinxhirë për të qarkulluar në këtë zonë”.
Reshjet e dëborës kanë përfshirë fundjavën e parë të janarit zonat verilindore dhe lindore të territorit. Instituti i Gjeoshkencës bëri të ditur se reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

