VIDEO+EMRI/ Përplasi për vdekje xhaxha e nip në Vaun e Dejës, arrestohet shoferi 21-vjeçar

Policia e Shkodrës ka arrestuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin me dy viktima pasditen e djeshme pranë fshatit Mjedë, në aksin Vau i Dejës-Kryebushat.

Në pranga është vënë shtetasi Gledis Bujari, 21 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Bujari, duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”, përplasi dy këmbësorët Ndue dhe Ndrekë Prenga, xhaxha e nip, të moshës 63 dhe 43 vjeç. Njëri prej tyre humbi jetën në vendin e ngjarjes dhe tjetri vdiq gjatë transportimit për në spital.

Dyshohet se automjeti ka rëshqitur në rrugë për shkak të lagështirës dhe shoferi 21-vjeçar ka humbur kontrollin duke shkaktuar dhe aksidentin fatal.

Dy viktimat Ndue dhe Ndrekë Prenga ishin banorë të zonës dhe në atë moment kanë qenë dukë shkuar për në banesat e tyre.

VIDEO - Aksidenti i rëndë në Vaun e Dejës, viktimat ishin xhaxha dhe nip