EMRI/ Përplasi për vdekje motoçiklistin në aksin Lezhë-Milot, arrestohet shoferi i furgonit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2025, 10:31
Policia e Lezhës ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin me një të vdekur një ditë më parë në superstradën Lezhë-Milot pranë mbikalimit të Ishull Shëngjinit.
Në pranga ka rënë Mark Macaj.
Ndaj tij është ngritur akuza e “Shkelje e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”, pasi nga veprimet paraprake dyshohet se furgoni është futur në parakalim, duke sjell dhe përplasjen e fortë e me motorçikletën, ç’ka i solli vdekjen e 56-vjeçarit Pavlin Ndoj.
