Nuk deklaroi 13 mijë euro, e pëson 41 vjeçari në Morinë

Një 41-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi nuk deklaroi një shumë prej 13,420 eurosh në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare kanë sekuestruar shumën në cilësinë e provës materiale dhe kanë referuar materialet në Prokurori. Shtetasi V. Z., banues në Kosovë, akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal nisi pas një kontrolli fizik në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ku shërbimet e Policisë Kufitare zbuluan shumën e padeklaruar, duke konstatuar shkelje të ligjeve në fuqi.

Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

PKK Morinë

Nuk deklaroi shumë e parave në hyrje në PKK Morinë procedohet 41 vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 13 420 Euro.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar V. Z., 41 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit V. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 13 420 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.