VIDEO-DENONCIMI/ Plasin vjedhjet në Tiranë, hajdutët bëjnë "kërdinë" në hyrjet e pallateve duke vjedhur biçikleta

Në Tiranë kanë plasur vjedhjet. Hajdutët tani po hyjnë edhe në hyrjet e pallateve duke grabitur ç'të gjejnë. 

Një denoncim i tillë është bërë edhe pranë redaksisë së "Ora News", ku banorët e kompleksit "Square 21" në kryeqytet ka nisur një fushatë masive vjedhjesh, dhe njëra prej tyre është filmuar dhe nga kamerat e sigurisë së kompleksit.

Në video-denoncimin e banorëve duket e qartë fytyra e autorit të vjedhjes.

Rasti është i denoncuar në komisaritin e policisë, por pa rezultat dhe banorët bëjnë apel se nëse dikush ka informacion mbi identitetin autorit të vjedhjes t'i ndihmojë ata për ta ndaluar.

Hajdutët janë shtuar shumë dhe nëse ne nuk i denoncojmë, nuk i publikojmë janë kërcënim serioz për të gjithë ne!