VIDEO/ Një urim ndryshe nga stafi i “Ora News”, Ardit Halilaj: Në 2024-n u bëra baba për herë të dytë, këtë vit, pushim

Pas gazetarëve dhe spikereve një tjetër panel me pjesëtarë të familjes së “Ora News” do të ishin pjesë e spektaklit maratonë të ndërrimit të viteve.

Bëhet fjalë për moderatoren e emisionit “Ora e Betit”, Beti Njuma, bashkëpunëtori i saj dhe gazetari Andi Kurti; drejtuesi i emisionit “Alert”, Granit Sokolaj; redaktori i lajmeve Ardit Halilaj; spikerja e lajmeve Lili Saraçi; si dhe gazetari e Drejtori i UEB-it “OraNews.tv”, Herion Mesi, do të ishin të përcillnin dhe urimet e tyre për të gjithë shqiptarët për këtë që sapo ka trokitur.

Redaktori i lajmeve në “Ora News” Ardit Halilaj vlerësoi vitin që sapo u mbyll si shumë të mirë në rrafshi personal dhe familjar, pasi ai është bërë baba për herë të dytë, ndërsa uroi të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë dhe plot gëzime në familjet e tyre

NDIQNI MË POSHTË SPEKTAKLIN E FUNDVITIT NË “ORA NEWS”