VIDEO/ Iljard Shaba rrëfen marrëdhënien e tij me violinçelin: Kur e nisa, ishte më e madhe se unë me trup...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2025, 13:53
Me ndërrimin e viteve, ndërroi dhe paneli i të ftuarve në studion e edicionit special të fundvitit në “Ora News”, por e përbashkëta mes dy paneleve mbetet muzika dhe arti.
Të ftuarit e radhës ishin këngëtarja Hatixhe Lushi, muzikanti me profesion stomatolog Fabio Hoxhallari, Iljard Shaba muzikant dhe mjeshtër i violinçelit, Saimir Misku këngëtar dhe Dj Mandi.
Biseda nisi me Iljard Shabën, i cili rrëfeu se si u përfshi në botën e muzikës përmes violinçelit.
“Kur e nisa unë isha 6 vjeç dhe vegla ishte më e madhe se unë”, tha Iljardi duke shkaktuar dhe një atmosferë humori në studio.
NDIQNI MË POSHTË SPEKTAKLIN E FUNDVITIT NË “ORA NEWS”

