VIDEO/ Myzyraj: “Kokërr leku s’kam” – Gazetarët rrëfejnë momentin kur kanë menduar ta lënë profesionin

Moderatorë, spikerë dhe gazetarët e lajmeve e “Ora News” në mbrëmjen e ndërrimit të viteve rrëfyen atë që nuk shihet në ekran.

Isa Myzyraj, Ornela Kuka, Katerina Hysenllari, Mola Luku, Anila Zyberaj, Genard Hajdini dhe Denis Sejdini, do të tregonin dhe momentet e tyre të vështira, kur kanë menduar seriozisht ta braktisin këtë profesion.

Rrëfimi i gazetarit Isa Myzyraj tërhoqi disi vëmendjen, kur tha se ky moment ka ndodhur kur Tatimet i kanë mbyllur të gjitha llogaritë e tij bankare. “Kokërr leku nuk kam tani që prej fillimit të dhjetorit”, tha gazetari.

NDIQNI MË POSHTË SPEKTAKLIN E FUNDVITIT NË “ORA NEWS”