VIDEO/ Niko Dylgjeri i riu me çrregullime të spektrit autik, si shembull suksesi dhe mesazh shprese për 2025-ën

Jetesa e 170 mijë personave me një lloj aftësie të kufizuar në vend ka mbetur peng e mungesës së infrastrukturës dhe e ligjeve që nuk zbatohen.

Të harruar dhe të braktisur nga shteti, personat që vuajnë nga një lloj paaftësie, të vetmen shpresë kanë familjen.

Nikolaos Dylgjeri, një i ri me çrregullime të spektrit autik, ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve. Niko, ashtu siç e thërrasin familjarët e miqtë, ka kaluar ciklet e para të arsimit përmes një rrugëtimi aspak të lehtë për kushtet që ofron Shqipëria.

Niko ka ndjekur shkollën publike “Niket Dardani” nga klasa 1-5, por në atë kohë e kemi regjistruar me përpjekje të mëdha, sepse drejtuesit e shkollave ishin kategorikisht kundër pranimit të fëmijëve me aftësi ndryshe.

Falë talentit në muzikë, Niko është ndër rastet e pakta të suksesit të arsimimit të personave me aftësi ndryshe, pasi në shkolla publike nuk mungon vetëm infrastruktura për fëmijët me nevoja të veçanta, por edhe përgatitja e stafeve pedagogjike.

NDIQNI MË POSHTË SPEKTAKLIN E FUNDVITIT NË “ORA NEWS”