VIDEO/ Larg lajmit, ekipi i “Ora News” uron shqiptarët, Genardi: Paqe në botë, me Trumpin tani....
Pas paneleve me personazhe të muzikës shqiptare, atmosfera në studion e e spektaklit të madh të ndërrimit të viteve nuk kishin si të mungonin ata që e bëjnë “Ora News” të jetë një familje e madhe, gazetarët dhe operatorët e këtij televizioni.
Isa Myzyraj, Ornela Kuka që i është bashkuar së fundmi “Ora News”, e më pas me gazetaret Katerina Hysenllari, Mola Luku, Anila Zyberaj, Genard Hajdini dhe operatori Denis Sejdini.
Dhe urimi special do të përcillej nga Genard Hajdini.
“I uroj gjithë shqiptarëve shëndet, begati dhe paqe në botë. Të mos ketë më luftra. Me ardhjen e Donald Trumpit të shikojmë se mos kemi ndonjë gjë më të mirë e më të bukura. Rusia dhe Ukraina ta mbyllin menjëherë”, tha Genardi.
NDIQNI MË POSHTË SPEKTAKLIN E FUNDVITIT NË “ORA NEWS”

