VIDEO/ Moderatorja uron Dibrën për Vitin e Ri, Myzyraj: Nëse dibranët janë si Sonila, atëherë mos ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2025, 14:45
Momente të gëzuara në studion e spektaklit të fundvitit në “Ora News” dhuroi Grupi i Dibrës.
Duke marrë shkas nga kjo, moderatorja Sonila Musai si vajzë e asaj zone përcolli një urim special për të gjithë dibranët.
Kaq ka mjaftuar që të shkaktonte reagimin e gazetarit Isa Myzyraj, i cili nuk e kurseu batutën e rastit.
“Nëse të gjithë dibranët janë si Sonila, atëherë mos paçi punë me dibranët”, tha Isa Myzyraj duke shkaktuar të qeshura në studio.
NDIQNI MË POSHTË SPEKTAKLIN E FUNDVITIT NË “ORA NEWS”

