VIDEO/ Beti Njuma bën bilancin e 2024-ës, por ka dhe një “paralajmërim” për shqiptarët për këtë vit

Pas gazetarëve dhe spikereve një tjetër panel me pjesëtarë të familjes së “Ora News” do të ishin pjesë e spektaklit maratonë të ndërrimit të viteve në “Ora News”.

Bëhet fjalë për: moderatoren e emisionit “Ora e Betit”, Beti Njuma, bashkëpunëtori i saj dhe gazetari Andi Kurti; drejtuesi i emisionit “Alert”, Granit Sokolaj; redaktori i lajmeve Ardit Halilaj; spikerja e lajmeve Lili Saraçi; si dhe gazetari e Drejtori i UEB-it “OraNews.tv”, Herion Mesi, do të ishin të ftuarit e radhës së dy moderatorëve Klodi Karaj dhe Sonila Musai.

Beti Njuma do të bënte bilancin në makro dhe në mikro të vitit që lamë pas. Nga ana personale Njuma e cilësoi një vit të mirë 2024-ën, për veten dhe familjen e saj.

Por në rrafshin politik dhe ekonomik në vend, ajo kujtoi se zgjedhjet parlamentare janë pas 5 muajsh dhe shqiptarët duhet të votojnë me zgjuarsi më 11 maj.

NDIQNI MË POSHTË SPEKTAKLIN E FUNDVITIT NË “ORA NEWS”