Ndërrimi i Viteve/ Malaj: Gjëja më me dashuri është raporti midis njëri-tjetrit dhe dëshira për të qenë bashkë
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2024, 09:48
Pedagogia Nora Malaj në një intervistë në Ora News u shpreh se sot gjëja më me dashuri është raporti midis njëri tjetrit.
Malaj: Unë mendoj që përtej ushqimit që bëhet me dashuri, gjëja më me dashuri është raporti midis njëri tjetrit dhe dëshira për të qenë bashkë dhe për të qenë mirë.
Ditën e sotmë ndalohen fjalët e këqija, ndalohen të bërtiturat, ndalohen lotët.
Sot duhet të ngrihemi me energji të mirë.
Është shumë e rëndësishme që shpirtërisht të jemi sa më mirë.
