Conceicao: Krenar për këtë detyrë, dua një Milan me pasion dhe zjarr në sy

Pas shkarkimit të Paulo Fonseca, është koha për prezantimin e trajnerit të ri të Milanit. Në sallën e shtypit të Milanello-s, Sergio Conceicao foli në konferencë, duke iu përgjigjur edhe pyetjejs nëse ishte krenar për emërimin trajner i Milanit:

"Jam krenar që jam në një klub kaq të rëndësishëm si Milani dhe duhet t'i bëjmë tifozët krenarë. Është kënaqësi, një krenari dhe një hap përpara në karrierën time.

Nuk ka shumë kohë për të përgatitur ndeshjen e parë, por nuk duam justifikime. Nëse jam këtu, do të thotë se gjithçka nuk ka shkuar mirë deri tani dhe siç thotë Ibrahimovic, faji nuk ka qenë vetëm i një njeriu."

A ka folur me djalin e tij Francisco (i cili luan tek Juventusi)? Çfarë të rejash do të sjellë për ndeshjen e parë?

"Kam 5 fëmijë, i dëgjoj gjithmonë... Francisco, nëse është djali im në shtëpi, në fushë do të jetë vetëm një kundërshtar si të gjithë të tjerët.

Pavarësisht nga modulet, unë dua të shoh një skuadër pasionante, me zjarr në sy, kjo nuk është negociueshme.

Sigurisht, ju e dini sa herë kam marrë karton të kuq në karrierën time, i përjetoj ndeshjet me shumë pasion dhe dua që lojtarët e mi të bëjnë të njëjtën gjë."

Sipas jush, problemet e Milanit janë më shumë tekniko-taktike dhe karakteriale?

"Nuk dua të hy në detaje, nuk do të ishte e drejtë ndaj një trajneri serioz, të mirë dhe një njeriu që e njoh për shumë vite. Ka sigurisht faktorë të ndryshëm që kontribuojnë në një situatë. Nuk duhet harruar se çdo javë Seria A ofron një pengesë të vështirë."