ZYRTARE/ Milani njofton emërimin e Conceiçãos, debuton kundër djalit të tij

Tani është zyrtare: Sérgio Conceição është trajneri i ri Milanit.

Informacioni është konfirmuar nga klubi italian në momentin e saktë kur po ulej në Milano avioni privat që çoi trajnerin portugez dhe stafin e tij teknik në Itali.

Kontrata është e vlefshme deri në vitin 2026.

Ndryshim trajnerësh portugezë në klubin italian.

Sérgio Conceição zëvendëson një tjetër trajner portugez, Paulo Fonseca, i cili u largua pas barazimit në shtëpi me Romën, një ditë më parë.

Sérgio Conceição do të ketë kështu përvojën e tij të parë si trajner në futbollin italian, ku ka kaluar disa vite të karrierës si lojtar, mes Parmës, Lazios dhe Interit.

Për ironi të fatit, debutimi i tij do të jetë përballë, Juventusit, skuadër e djalit të tij, Francisco, në ndeshjen e gjysmëfinaleve të Superkupës, e cila është planifikuar për më 3 janar në Arabinë Saudite.

Në këtë fazë të re të karrierës, Sérgio Conceição do të shoqërohet nga Siranama Dembélé, Diamantino Figueiredo, Vedran Runje, Eduardo Oliveira, Fábio Moura dhe João Costa.