VIDEO/ Francezi i kundërgjigjet Ronaldos: Ke thënë një budallallëk, provo të luash kundër Brestit

Cristiano Ronaldo ka shkaktuar shumë diskutime gjatë orëve të fundit për sulmin e tij të drejtpërdrejtë ndaj kampionatit elitar francez: "Saudi Pro League është më e mirë se Ligue 1.

Provoni të bëni një sprint në 38, 39 ose 40 gradë dhe pastaj do ta shihni. Në Francë ekziston vetëm PSG. Më pas, shumë vende bosh."

Fjalë që natyrisht kanë zemëruar të gjithë përfaqësuesit kryesorë të futbollit francez.

Edhe Adil Rami, kampion bote në vitin 2018 dhe ish-mbrojtës i Milanit, dha mendimin e tij:

"Ka thënë një budallallëk. Doni të shihni imazhe të mbrojtësve të Arabisë Saudite?

Ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme, por nuk thotë gjithmonë të vërtetën.

Mendoj se është një lëvizje komunikative," tha ai në kanalinin e tij në Twitch.

"Provo të luash kundër Monakos, Lilles ose Marsejës.

Shko me ekipin tënd të vogël dhe luaj kundër Brestit," shton Rami, i cili, përkundrazi, mendon se kampionati francez është një nga më të fortët:

"Me Brazilin, ne jemi ferma më e madhe e talenteve në botë. Cristiano, e di që jam fansi yt, por ke bërë një gabim.

Kur thua që kampionati saudit është më i mirë se ai francez, bind shumë njerëz, por nuk është ashtu."