VIDEO/ Napoli ndahet zyrtarisht me portugezin pas 7 vitesh e gjysmë

Pas shtatë sezoneve si protagonist dhe gjashtë muajsh në skuadër, Mario Rui i jep fund pëvojës së tij te Napoli.

Mbrojtësi portugez, i lindur në vitin 1991, me mbi 200 paraqitje me fanellën e Napolit, ka firmosur rishtazi zgjidhjen e kontratës së tij, që aktualisht skadon në qershor 2026.

Marrëveshja ndërmjet palëve u arrit në ditët e fundit dhe, siç është mësuar nga redaksia e ‘TuttoMercatoËeb.com’, sot është njoftuar formalisht.

Kështu, lojtari do të jetë i lirë të kërkojë një ekip të ri që nga ditët e para të vitit 2025.

Kjo është komunikata zyrtare e klubit të Napolit:

"SSC Napoli dhe Mario Rui Silva Duarte njoftojnë se kanë rënë dakord për zgjidhjen e kontratës që nga data 30 dhjetor 2024.

Napoli falënderon Mario Rui për angazhimin e tij gjatë viteve të kaluara me fanellën e Napolit dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës së tij".