Newcastle 'fundos' Manchester United, trimfon 0-2 në 'Old Trafford'

Dramë për Manchester United.

Në "Old Trafford" ekipi i Ruben Amorim pësoi një tjetër humbje, këtë herë 0-2 nga Newcastle.

Miqtë pritën vetëm katër minuta dhe shënuan me Isak, para se Joelinton të gjente golin e dytë në minutën e 19-të.

Asnjë reagim nga vendasit që shohin humbjen e tretë radhazi dhe me 22 pikë ndodhen në vendin e 14-të, vetëm shtatë pikë larg nga zona e rrezikut.