Aksident i trefishtë në aksin Morinë-Kukës! Një person dërgohet me urgjencë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2024, 21:21
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në “Rrugën e Kombit” ku janë përfshirë tre automjete.
Aksidenti ka ndodhu në vendin e quajtur Gjegjën.
Për shkak të përplasjes një person është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.
Ndërkohë qarkullimi në këtë segment është ndërprerë, duke devijuar lëvizjen në rrugë dytësore