ITALI – Gjykata e Kasacionit: Vlerësimi i vendeve të sigurta varet nga ministrat

Del vendimi i Gjykatës italiane të Kasacionit, pas apelimeve të qeverisë ndaj dështimeve të para për të vërtetuar ndalimin e emigrantëve në Shqipëri.

”Për përcaktimin e vendeve të sigurta, gjyqtari, i cili garanton, në shqyrtimin e çështjes individuale, efektivitetin e të drejtës themelore për lirinë personale, nuk zëvendëson vlerësimin që në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e ministrit të Punëve të Jashtme dhe ministrat e tjerë të pranishëm në qeveri”, thuhet në këtë vendim.

Kështu shkruajnë gjyqtarët e seksionit të parë Civil të Gjykatës së Kasacionit në një ”urdhër ndërlidhës” në lidhje me ankesat e paraqitura nga qeveria kundër verifikimeve të para të dështuara të ndalimit të emigrantëve në Shqipëri, të lëshuara nga seksioni i imigracionit në Gjykatën e Romës në datën 18 tetor.

Gjykata e Kasacionit, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për përcaktimin e vendeve të sigurta, ka ”pezulluar të gjitha masat” në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian.

”Gjykata e Kasacionit merr pjesë në dialogun ndërmjet juridiksioneve duke ofruar, në frymën e bashkëpunimit besnik – lexohet në dokumentin prej 35 faqesh – hipotezën e saj të punës, pa e përkthyer sidoqoftë as në vendim për ankim, as në parim të ligjit të aftë për të udhëhequr aplikimet e ardhshme”.