Gjendet i pajetë në banesë vëllai i Arben Isarajt, ish-drejtorit të Transportit Rrugor

Është gjetur i pajetë Altin Isaraj, vëllai i Arben Isarajt ish-drejtorit të Transportit Rrugor. 

Altin Isaraj u gjet në banesën e prindërve të tij, pasi aty jetonte që kur doli nga burgu i Rrogozhinës.

Altin Isaraj u arrestua nga policia më 22 tetor 2018, për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Pas arrestimit të vëllait nga Policia e Shtetit, në atë kohë dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Trasnportit Rrugor, edhe Arben Isaraj./ TPZ.