Shisnin lëndë piroteknike/ Krujë, procedohen në gjendje të lirë dy persona

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë në Krujë.

Ata shisnin fishekzjarrë dhe kapsolla në dyqanet e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla që u gjetën në këto 2 dyqane.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë periudhës së festave, goditen 2 raste të shitjes së lëndëve piroteknike.

Procedohen penalisht 2 shtetasit që shitnin fishekzjarrë dhe kapsolla në dyqanet e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, nga kontrollet e përditshme në terren, kanë konstatuar 2 dyqane ku shiteshin lëndë piroteknike.

Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

A. Sh., 56 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla që u gjetën në këto 2 dyqane.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në zbatim të planit të masave, shërbimet e Policisë do të jenë në gatishmëri të përforcuar, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë ditëve festive.

Policia apelon për qytetarët që të denoncojnë rastet e tregtimit apo përdorimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm për ndëshkimin e shtetasve përgjegjës.