Përgjysmohen dosjet në gjykatë, Sadushi: Nga 32 393 çështje kanë mbetur 18 665

Kryetari i gjykatës së Lartë ka ngritur edhe një herë shqetësimin për rekurset e panevojshme duke krijuar mbingarkesë.

Në shumicën e rasteve shkak bëri organizmat shtetërore.

Sa i përket dosjeve të mbetura sokol sadushi shton se tashmë ato janë përgjysmuar

Në bilancin e vitit kreu i gjykatës së Lartë ka folur për ulje të ndjeshme të numrit të dosjeve të mbartura.

''Puna voluminoze prej 32.393 vendime të dhëna në katër vjet evidenton dukshëm tejkalimin e backlogut, i cili aktualisht është ulur në 18,665 çështje.

Për vitin 2024 janë dhënë 7639 vendime gjyqësore, nga të cilët 2875 vendime i përkasin Kolegjit Civil, 2591 vendime të Kolegjit Administrativdhe 2173 vendime të Kolegjit Penal.

Kjo sipas Sokol Sadushit tregon dhe ngarkesën e përballuar.

''Gjykata e Lartë ka mbi 3 vjet që tejkalon standardin ndërkombëtar, duke arritur për 2024 një normë të likujdimit të çështjeve prej 312% dhe me një ngarkesë për çdo gjyqtar me një shifër rekord, afro 449 vendime në vit.''

Ashtu edhe vitin e shkuar shqetësim shikon rekurset që bëhën edhe pse nuk është e nevojshme duke sjellë mbi ngarkesë.

''Një çështje, që kam ngritur në çdo dalje para jush,është numri ilartë i rekurseve që nuk kalojnë testin e pranueshmërisë. E ndarë sipas fushave, nuk e kalojnë këtë test 74% e rekurseve në Kolegjin Civil, 79% në Kolegjin Administrativ dhe 87% në Kolegjin Penal''.

Për këtë vit, në çështjet administrative, organet publike rezultojnë gjyq humbëse në 59% të çështjeve (1.100 çështje), ndërsa individët/personat juridik privatë rezultojnë gjyqhumbës në 41% të çështjeve (761 çështje).

Ky raport është i ndryshëm në fushën penale, ku prokuroria rezulton gjyqhumbëse në 27% të çështjeve (493 çështje), ndërsa individët rezultojnë gjyqhumbës në 73% të tyre (1322 çështje)''.

Ndaj e cilësoi një problem tejet serioz.

''Moskalimi i testit të pranueshmërisë adreson shqetësimin për përfaqësimin,që kryejnëavokatët privat, Avokatura e Shtetit dhe prokuroria.

Mënyra se si paraqiten rekurset është një problem tepër serioz për nivelin e përfaqësuesve, që lidhet me mosndjekjen në vijimësi të praktikësgjyqësoretë Gjykatës së Lartë apo dhe me konfondimin në jo pak raste të një gjykate kasacionale me gjykatat e faktit''.

Sadushi theksoi se në procese respektohet kriterit kronologjik për shqyrtimin e çështjeve të regjistruara më herët. Ky veprim tha ai nuk pengon gjykimin e çështjeve me përparësi.