Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Makina bie në lumë, plagosen shoferi dhe pasagjeri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2024, 12:20
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në kthesën për tek Ura e Hormovës.
Mendohet se automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në rrjedhën e Lumit Drino, duke rënë nga një lartësi mbi 15 metra.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe autoambulanca.
Fatmirësisht raportohet se shoferi dhe pasagjeri në bordin e automjetit kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjet e plotë të shkaqeve të aksidentit.
