Baka thirrje qytetarëve: Duhet të ndërgjegjësohen për drejtimin e mjetit, aksidentet këmbanë alarmi
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, Specialisti i Qarkullimit Rrugorë, Gerhard Baka foli mbi bilancin e aksidenteve rrugore gjatë vitit 2024.
Specialisti i Qarkullimit Rrugorë bëri thirrje policisë dhe qytetarëve për nje kujdes më të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, këmbësorëve dhe shmangjen e pijeve alkolike, parakalimeve të gabuara, apo përdorimit të shtuar të celularit në timon.
"Duhet të marim përgjegjësitë tona dhe të reflektojmë se të gjitha këto lajme të jenë këmbanë alarmi dhe të mendohemi dy herë para se të kryejmë një veprim.- u shpreh Baka.
Gerhard Baka: "Ka shumë raste kur duhet të ndalojmë dhe të mendojmë qoftë ne si punonjës policie dhe qytetarët.
Pra secili nga ne duhet të jetë reflektues me veten për të qenë një këmbanë alarmi ato lajme që japin kur themi se këmbësori nuk kalon tek vijat, përdorimi celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimi i gabuar, përdorimi i alkolit apo lëndë psikotrope. Të gjitha këto janë fenomene të cilat ne duhet të ndalojmë dhe të reflektojmë.
Duhet të marim përgjegjësitë tona dhe të reflektojmë se të gjitha këto lajme të jenë këmbanë alarmi dhe të mendohmi dy herë para se të kryejmë një veprim.
Ne nuk duhet të kthehemi në numërues apo statistika aksidentesh por ne si polic dhe qytetarët duhet të jemi të kujdësshëm që ta bëjmë rrugën më të sigurt. Mendoj që ka nevojë për, pra le të themi që pjesa kur të gjitha instancat investojnë për infrastrukturën tregojnë që ka një zhvillim, sot pritet inagurimi i unazës së madhe.
Infrastruktura është në zhvillim por ka nevojë imediate për një studim të mirfilltë. Vendet e parkimit janë paksuar, janë shumë mjete që janë të braktisura dhe kjo duhet të gjejë zgjidhje. Janë mbi 2000 mjete të braktisura. Ka reduktim të hapsirave të parkimit".


