Sociologu Tushi: 2024 ka qenë një vit shqetësues për të gjithë shoqërinë
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2024, 09:42
Sociologu, Gëzim Tushi në një intervistë në Ora News u shpreh se viti 2024 ka qenë një vit shqetësues për të gjithë shoqërinë.
Tushi: Shoqëria shqiptare ka atë dialektinën e saj të brendshme.
Ka zhvillimet e saj të cilat shpesh herë janë kontradiktore, janë kontroversale.
Pra ashtu siç kemi progres në shumë fusha, mund të kemi regres në disa fusha të caktuara.
Gjatë vitit 2024 përtej zhvillimeve dhe përparimeve pozitive ne kemi pasur një valë problemesh shqetësuese të cilat kanë dëmtuar shëndetin e shoqërisë.
Emigracioni vazhdon të jetë një problem i madh shoqëror.
