''Kanë ardhur letër-porosi për transaksione miliona euro në kompani offshore'', Kalaja: Është çështje ditësh arrestimi i Erion Veliajt

Avokatja dhe drejtuesja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja  në një intervistë në Ora News u shpreh se është çështje ditësh arrestimi i Erion Veliajt.

Kalaja: Së pari dy provat që ne çuam sot, njëra kishte të bënte me një leje hidrocentrali që është dhënë nga Agron Malaj për të vëllain e tij.

Jo më kot i bashkova të dy dosjet sot për ta shpjeguar se çfarë lidhje ka Erion Veliaj me Agron Malajn.

Dhe pretendimi i tij se leja është dhënë nga paraardhësi u rrëzuar sepse vetë punonjësit e bashkisë na i vënë vetë në dispozicion.

Tjetra është një vendim asambleje i një shoqërie që ne e njohim, hoteli Labrisa dhe në këtë rast pronarët ligjorë që në fakt nuk janë pronarët reale, është vëllai i Agron Malajt, Fatos Malaj dhe ish drejtori më i rëndësishëm i UKT, Tivari për të cilët jo vetëm që ka një konflikt të pastër interesi.

SPAK nuk po bën hetime për të zbadhur të vërtetën.

Ka shumë kallëzime nga ana ime të paktën për pastrim parash ndaj Erion Veliajt për korrupsion aktiv e pasiv  dhe unë kam kërkuar jo vetëm hetim pasuror por kam kërkuar edhe këto masat e sekuestros dhe minimalisht kam kërkuar një masë sekuestro pezullimin e ushtrimit të detyrës sepse është një rrezik potencial për provat.

Të martën me 31 dhjetor bëhen 5 vjet nga kallëzimi i parë për Teatrin Kombëtar dhe nuk ka asnjë reagim dhe masë të marrë nga SPAK.

Edhe korrupsioni në bashkinë e Matit e ka zanafillën nga korrupsioni në bashkinë e Tiranës.

Veliaj e di shumë mirë që kanë ardhur edhe letër porosi për transaksione me miliona euro në vende të ndryshme të Europës por edhe lidhje me kompani offshore.

Veliaj e di shumë mirë se çfarë e pret se i ka bërë vetë ato.

Për mua është thjesht çështje ditësh arrestimi i Erion Veliajt.