PRETENCA/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2024, 14:18
SPAK jep pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës Edison Memolla .
Prokurori Edvin Kondili kërkon për zyrtarin e lartë, dënimin me 1 vit burgim, për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim
Si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare
Seanca e radhës ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u la për me 10 janar.

