Avokatët e Veliajt përgënjeshtrojnë mediat e dirigjuara nga kryebashkiaku
Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë përgënjeshtruar për CNA-në lajmin e qarkulluar sot në mediat e dirigjuara nga Veliaj, të paguara nga inceneratorët dhe mediat e dosjes “5D”.
CNA ka kontaktuar avokatin Ermir Beta, i cili tha se me lajmin për reagimin e mbrojtjes së Erion Veliajt është njohur nëpërmjet mediave.
Ermir Beta deklaroi për CNA-në se reagimi i nxjerrë ditën e sotme nuk është i tyre, pasi rezervat i shpresin vetëm në mënyrë ligjore në gjykatë.
“Jemi njohur nga mediat me këtë lajm, por nuk është i vërtetë sepse ne bëjmë kërkesa në gjykatë dhe jo deklarata në media”, theksoi avokati.
Kujtojmë në mediat e dirigjuara nga Veliaj, të dosjes “5D” dhe të paguara nga inceneratorët doli një deklaratë që pretendohej se ishte bërë nga avokatët e Veliajt.
Në këtë reagim renditeshin 8 pika, ku sulmohej SPAK-u.
Por ky nuk rezulton gjë tjetër veçse një fakenews dhe kjo u konfirmua për CNA-në nga vetë avokati./ CNA
