Maho: Secila prej 4 akuzave ndaj Erion Veliajt, ka minimumin 4 deri në 5 vite burg
Gazetari, Armand Maho në një intervistë në Ora News u shpreh se çdonjëra prej 4 akuzave që rëndojnë mbi kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt ka minimumin 4 deri në 5 vjet burg.
Maho: Unë e kam thënë gjithmonë edhe në shkrimet e mia, që Erion Veliaj por edhe disa të tjerë si Veliaj në çdo ditë që shkojnë në zyrë i shkaktojnë dëm kryeqytetit.
Unë lëvizjen e SPAK qoftë edhe dje me thirrjen e Veliajt por edhe sot ku mesa pashë ishin 4 akuza që rëdonin mbi Veliajn dhe çdonjëra prej atyre dmth ka minimum 4 apo 5 vjet burg.
Ka gati një vit që SPAK luan si macja me miun me Veliajn.
Unë mendoj që mbrapa gjithë kësaj është edhe kryeministri Rama i cili po bën llogaritë e veta.
Dje doli Veliaj e tha jam denoncuar nga një person anonim ndërkohë që akuzat për Erion Veliajn janë të hapura.
Unë nuk e kuptoj pse duhet të merren me çantat e Ajolës kur Veliaj këtij qyteti i ka bërë gjëmën.
Kemi akuza për inceneratorët, kemi akuza për ‘’5D’’, kemi akuza për shembjen e teatrit.
