Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender nga sot deri në 15 maj. 1.3 mld euro do ju ndahen rroga e pensione shqiptarëve
Kreu i opozitës shqiptare Sali Berisha gjatë një dalje për mediat ka denoncuar mashtrimet e qeverisë për gjoja ndihmën për familjet në nevojë për vitin e ri.
FJALA E BERISHËS:
Çështja e dytë që unë dua të paraqes tek ju, është një mashtrim i paskrupullt, një mashtrim ti thuash i turpshëm pak është, që Edi Rama me zëdhënësen e tij Koçiu, bën për familjet në nevojë.
Këto ministret e tij, zëdhënëset e tij sikur janë njerëz pa shkollë.
Ministrja Koçiu krenarisht u thotë dje shqiptarëve se, ne do të ju japim shpërblim fundviti 150 euro për 275 mijë familje me fondin 21.5 milionë euro, apo 2.15 miliardë lekë.
Tani këto shifra mund të përputhen vetëm në matematikën e Nastradinit dhe mashtruesit Edi Rama. Secili që ka të paktën 4 klasë shkollë dhe bën veprime elementare matematike gjen se, për të shpërblyer 275 mijë familje me 150 euro, duhet një fond të paktën 42 milionë euro. Dhe se me fondin e përcaktuar nga qeveria këto familje nuk mund të marrin asgjë tjetër, vetëm gjysmën e asaj që gënjen ministrja, gënjen Edi Rama, gjysmën e 150 euro, dhe mund të marrin 75 apo 80 euro asgjë më shumë dhe po ti kthesh për frymë, katandiset kokoshi në thelë.
Është cinzëm të dalësh si përfaqësuese e qeverisë, të pretendosh se po shpërblen 275 mijë familje me 150 euro, në një kohë kur thua se do të shpërndaj gjithsej 21 milionë euro. E tërë kjo histori tregon predispozitën e keqe, shumë të keqe, cinike të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij për të mashtruar qytetarët.
Tani ose janë 137 mijë familje që marrin, 150 euro, ose janë 275 mijë familje që marrin 75 euro si shpërblim.
Sidoqoftë e ngrita këtu sepse nuk mund të mos denoncosh me forcën më të madhe, këto qëndrime cinike, këto mashtrime. Këta njerëz nuk mund ti thonë një fjalë të vërtetë qytetarëve shqiptarë. Do ti mashtrojnë në çdo deklaratë.
Garantoj dhe njëherë se 3 muaj e parë të qeverisjes së PD, pas 11 majit paketa e emergjencës do të jetë e tëra në funksion të zbatimit, çka do të thotë nuk do të ketë shqiptar që do të ketë 200 euro si minimum jetik.
Nuk do të ketë shqiptar që merr ndën 500 euro si rrogë minimale. Nuk do të ketë shqiptar që merr ndën 1200 euro si rrogë mesatare. Këto janë premtime tona, dhe këto ne qëndrojmë plotësisht.
Çështja e tretë që unë dua të sjellë në vëmendje. Qeveria po shfrytëzon ditët e fundit të vitit për të mbuluar në një farë mënyrë, vjedhjen më të madhe të kohërave, që është vjedhja në portin e Durrësit.
Pasi anulloi për arsye pazaresh tenderin e parë, ajo po shpall këto ditë tenderin 400 milionë euro për fazën e parë të portit në Porto Romano. Natyrisht fituesi është përcaktuar, por unë jam sot këtu për tu bërë thirrje kompanive ndërkombëtare të mos bëhen bashkëpunëtore në një krim më të madhin që kanë njohur shqiptarët në rrafshin ekonomik, sepse qeveria e PD në mënyrë absolute nuk do të njohë asnjë tender të firmosur nga data e sotme gjer në datën 15 maj të vitit që vjen.
Ligji shqiptar ndalon në mënyrë kategorike prokurimet 4 muaj para zgjedhjeve. Por përveç kësaj Porto Romano është vjedhja më e madhe në histori ndaj këtij kombi, pasi dënon çdo shqiptar, dënon taksapaguesit shqiptarë me 1.3 miliardë euro dhe unë zotohem që ai projekt nuk do të ndodhë kurrë, por 1.3 miliardë euro do të ju kalojnë rroga e pensione shqiptarëve.
Porti i Durrësit, port mijëra vjeçar, do të funksionojë, do të përmirësohet, do të thellohet sipas të gjitha projekteve ekzistuese për këtë port, dhe kurrë shqiptarët nuk do të ndërtojnë me taksat e tyre një port të ti, në mënyrë që Edi Rama të ndërtojë parajsën e vet me arabin e tij, Alalabarin dhe çunat e Dubait në Durrës në kurriz të qytetarëve shqiptarë.


