“Erion Veliaj është një “ish” në PS, ai është fshirë dhe tashmë pas njoftimit të SPAK-ut do të jetë dhe ish-kryebashkiak”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përfundoi dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh. Veliaj iu drejtua ambienteve të Prokurorisë së Posaçme rreth orës 09.00 të mëngjesit të ditës së enjte.

Ai nuk komentoi për gazetarët, teksa linte ambientet e Prokurorisë së Posaçme, lidhur me çështjen për të cilën u pyet, por shkurtimisht tha se do të japë më shumë informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Për të folur në lidhje me këtë temë, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", ishte gazetari Besir Çollaku.

"Tek ai njoftim u pa lajmërim prangosje. Kemi dy episode. Njoftimi zyrtar thotë se është i vetëquajturi, Nesti Angoni. N.A thotë njoftimi zyrtar.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë, pas daljes nga zyrat ku është marr në pyetje theksoi e deklaroi publikisht Këshillin Bashkiak, ishte ky Nesti Angoni ky anonimi.

Konfirmoi kallëzuesin dhe tek njoftimi zyrtar thuhet paditësi ka arritur të bindi Prokurorinë me fakte dhe prova konkrete dhe renditen akuzat të rreshtuara në njoftimin zyrtar, duke nxjerrë së shpejti.

Kujtojmë arrestimin e z. Koka në vitin 2021 me të njëjtat akuza si Veliajt, në maj të vitit 2022 arrestohet Alqi Bllako dhe akuzat ndaj tij ndaj korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Ndaj unë e quaj atë lajmërim të SPAK-ut si një njoftim arrestimi të z. Veliaj.

Sigurisht e dinë zyrtarët që e kanë bërë atë njoftim, kanë renditur akuzat, provat dhe faktet që janë të rënda për një funksionar publik. Dhe ai funksionar publik pas këtij njoftimi nuk mund të qëndrojë më në zyrën e tij.

Ai ka qëndruar gjatë edhe pa këto akuza, por pas këtij njoftimi çdo minutë që kalon në zyrën e tij është një komprometim serioz i këtij hetimi dhe besueshmërisë së hetimit.

Unë shikoj kohë të gjatë veprimi nga SPAK-ut, dhe tashmë kemi një dosje të plotë të cilën Erion Veliaj duhet ta sqarojë jo më nga zyra e tij apo nga salla e Këshillit Bashkiak, por nga një mjedis tjetër i izoluar, aty ku shkojnë dhe peronat e tjerë të akuzuar për vepra të rënda penale.

Ne jemi në një situatë ku SPAK-un nuk e ndalon më dot as SPAK-u. Pesha e dosjeve, kallëzimeve, denoncimeve, provave dhe fakteve, dhe këtu nuk mund të mbyllësh sytë dhe të jesh indiferent ndaj këtyre pasive.

Ato nuk janë thjesht letra A4, por është një ekspertizë e mirëfilltë ekspertësh të fushës së drejtësisë që kanë konstatuar kryerjen e veprave penale dhe kanë çuar pothuajse të gatshme Prokurorisë së Posaçme.

E ka pasur të lehtë punën SPAK-u nga dosjet ndaj Erion Veliajt.

Ndaj ai ishte një lajmërim: “O zotëri bëhu gati”!

Nga ky njoftim Erion Veliaj do të bëhet një “ish” në momentin e ndalimit. Edhe këtu e kemi hapësirën kohore për të ndodhur kjo. Sepse edhe braktisja politike nga z. Rama, heqja e tij nga drejtimi i PS-së së Tiranës, sjellja e emrave të tjerë në vend të tij, ia kanë ulur ndjeshëm, ose e kanë shpërfillur politikisht Veliajn duke e bërë të pandjeshme praninë e tij brenda partisë.

Pra, nga një ish-funksionar politik, ai me shumë gjasë po bëhet dhe ish-funksionar publik me gjasë shumë shpejt, dhe atje (te SPAK-ut) do të mbërrijë si “ish”, edhe pse kryerja e veprave penale nuk ka kohë pasi ata i kanë konsumuar si përfaqësues të kësaj mazhorance, PS dhe Qeveri.", u shpreh Çollaku.

INTERVISTA E PLOTE ME BASIR ÇOLLAKUN