FOTO+EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, gjendet edhe automjeti i djegur i autorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2024, 13:55
Një person ka qëlluar me armë zjarri mesditën e kësaj të premteje në Bulqizë.
Një person, Luan Ternova, ka njoftuar sallën operative se në qytetin e Bulqizës, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime.
Nga kontrolli i territorit, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, është gjetur i djegur një motomjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori i këtij rasti.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij rasti.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të japim informacion më të plotë.
