Kushtetuesja rrëzon partitë e vogla/ Alibeaj: E respektojmë, ne do të garojmë me lista të hapura
I ftuar në Ora News, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për listat e hapura është një vendim që duhet respektuar.
Alibeaj: Vendimi është i dhënë dhe e kam thënë para vendimit, në fund të fundit është një vendim i një institucioni të pavarur dhe duhet të jetojmë me të. Pavarësisht këtij vendimi, duhet ta sqaroj se kërkesa ishte që çdo parti politike në zgjedhje kandidatët duhet t’i kishin me lista të hapura, pra përzgjedhjet me votë nga qytetarët.
Nga dje, së paku dy partitë e mëdha, grupimet e vjetra, ato të cilat bashkuan votat me njëra-tjetrën do të vazhdojnë që t’i mbajnë të mbyllur listat e tyre. Ne do të futemi në zgjedhje me lista të hapura si parti. Refuzojmë politikën e vjetër ku deputetët e tyre nuk përfaqësojnë interesat e shqiptarëve në Kuvend.
