Krerët e shtetit dhe partive politike urojnë paqe
Krerët e shtetit dhe partive politike urimet i kanë dhenë në vizitat në katedrale por edhe në rrjetet sociale. Edhe pse në një tensione të forta mes tyre, në qëndrime theksuan nevojën për reflektim, paqe dhe bashkëjetesë
Në katedralet katolike dhe ortodokse pak nga politikanët apo pushtetarët shqiptarë shkuan për urime. I pari që dha urimet ishte presidenti Bajram Begaj.
Ndërsa në rrjete sociale thotë se kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqes, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashurinë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe faljen.
Kryetarja e parlamentit pas takimit me Arqipeshkvin Arjan Dodaj, e vuri theksin te harmonia fetare
“Harmonia fetare është një pasuri e paccmuar e Shqipërisë dhe është një arsye për të cilën ne krenohemi edhe botërisht. Të kenë një Krishtlindje të bardhë dhe të bekuar e të udhëhiqemi nga këto vlera që ne I mbartim.
Kryeministri Edi Rama urimin e shoqëroi me imazhin e një ikone të saporestauruar në të shekullit të 17 e më tej edhe me festimet në himarë.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë ikonë të saporestauruar, që na vjen si dëshmi arti dhe besimi që prej shek. XVII, ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen, shkruan kryeministri.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku urimet i bëri nga Fieri.
“Krishtlindjet duhett ë shërbejnë si një ditë mirënjohje për të shkuarën, guximi për të tashmen dhe padyshim shpresë për të ardhmen. Gëzuar të gjithve!”
Edhe kryetari i PD Sali Berisha urimet i bëri në takimin me Dodaj.
Presidenti i partisë së Lirisë, Ilir Meta, mesazhin e tij të urimit për krishtlindje e përcolli nga qelitë e paraburgimit. “Krishtlindja është lindja e shpresës dhe e paqes, fuqia e dritës hyjnore mbi errësirën dhe konfirmim i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit”, shprehet ai.
