Mesfushori i Portos në fokusin e “The Reds”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2024, 22:52
Mesfushori i Portos, Nico Gonzalez përfundon në radarët e Liverpool. Klubi i The Reds vlerëson në maksimum Nico-n dhe në merkaton e janarit, mund të bëjë ofertë konkrete për të bindur klubin portugez.
Kalimi i futbollistit në Angli do të ishte një mundësi e mirë për të, për të treguar veten. Nico Gonzalez është aktivizuar në 15 ndeshje në kampionat, në këtë sezon.
