Talenti i Barcelonës ‘fluturon’ lart: Të fitojmë Championsin? Pse jo
Marc Casado, mesfushor 21-vjeçar i Barcelonës, i cili sapo ka rinovuar kontratën e tij me ekipin e trajnerit Hans Flick deri në vitin 2028, ka dhënë një intervistë të gjatë për ‘Mundo Deportivo’. Ai foli për vitin e tij të parë me ekipin e parë:
“Viti i parë në ekip? Në fillim e shihja si diçka të komplikuar, por gjithmonë kam pasur ëndrrën për të arritur deri këtu.
Gjëja më e rëndësishme ishte të vazhdoja të luftoja dhe të kapja mundësinë kur erdhi.”
Megjithëse pranon se ka ende hapësirë për përmirësim, si aftësia për të shënuar gola, ai e vlerëson lart mirëkuptimin me Pedrin:
“Është një nga më të mirët në botë. Të luash me të e bën gjithçka më të lehtë.”
Raporti me trajnerin: “Flasim shpesh, sidomos kur e shoh që skuadra është në vështirësi. Më kërkon të jem i pozicionuar mirë, intensiv dhe të organizoj lojën.”
Lojtari që e ka befasuar më shumë: “Lamine Yamal, pa asnjë dyshim. Që nga hera e parë që e pashë të luante, më la përshtypje të thellë.
Mbaj mend që kemi luajtur kundër njëri-tjetrit në Youth League kundër AZ, besoj në 1/8 e finales, dhe më ka surprizuar shumë.
Edhe atëherë tregonte cilësi të jashtëzakonshme. Tani, ata që ngjiten në ekipin e parë e bëjnë këtë me një pasion të madh dhe një nivel shumë të lartë cilësie.”
Objektivat dhe dëshirat për të ardhmen: “Nuk është utopike të mendosh për Champions League. Do të luajmë çdo ndeshje me shumë entuziazëm. Dëshira ime është të fitojmë shumë tituj gjatë vitit 2025.”
