Mesazhi i Gasperinit për Krishtlindje: Objektivat? Nuk e parashikojmë dot, duam të shkojmë larg

Gian Piero Gasperini, trajner i Atalantës, në ditën e Krishtlindjes foli për kanalet zyrtare të Serie A:

"Ishte e vështirë të parashikohej që të ishim të parë në klasifikim, gjithashtu për shkak të muajit gusht që ishte i vështirë dhe me disa humbje.

Të mendosh për këtë serinë fitoreve dhe arritjen në majë të klasifikimit nuk ishte diçka që mund të parashikohej lehtësisht. Viti që po mbyllet është ai i fitores së Europa League."

"Atë moment - vazhdoi Gasperini - kam ndier një gëzim të madh, por nuk ishte një gëzim kaq i ndryshëm nga ai që ndjen kur fiton një ndeshje veçanërisht të vështirë.

Pashë një qytet vërtet të lumtur që u lëshua në një entuziazëm të papritur. Ishte një rrugëtim i bukur në atë Europa League. Nuk ishte vetëm finalja në Dublin, por gjithë rrugëtimi, duke u përballur me skuadra që më pas fituan në kampionatet e tyre.

"Bergamo? Gjatë nëntë viteve kemi bërë shumë rrugë, gjithmonë në rritje dhe me shumë entuziazëm.

Me shumë vlera të forta, me shumë respekt për lojtarët që kaluan. Ka pasur gjithmonë një faktor të përbashkët, pronësia ka vendosur këto vlera dhe sjellje.

Një qytet që ka po aq vlera. Ka pasur një identifikim mes skuadrës, pronësisë dhe qytetit. Cilësia ime më e mirë është të jem në gjendje të shoh potencialin e një lojtari që ndoshta ai vetë është më skeptik ose e kufizon veten. I jap më shumë besim se sa ka ai vetë.

Ndonjëherë duhet të përballesh dhe të jesh më i ashpër ose të jesh më i butë. Unë nuk kam shtuar asgjë tek lojtarët që ata nuk kishin. Kam tentuar gjithmonë të nxjerr atë që është pjesë e tyre."

"De Keteleare? Është një djalë shumë i ndjeshëm. Një djalë i zgjuar që është vënë në dispozicion dhe që kupton. Kjo është diçka e rëndësishme. Kur flet me të, ai njeh futbollin, njeh cilësitë, njeh vështirësitë dhe punon për t'u përmirësuar gjithmonë dhe vazhdimisht.”

"Objektivat tanë aktualë? Nuk mund të kemi objektiva kaq të gjatë në këtë moment dhe kjo ndoshta është bukuria e futbollit, kjo është ajo që të lejon të bësh rrugëtime si ai i sezonit të kaluar ku askush nuk e parashikoi se ku do të përfundonim. Nuk e dimë as tani. Thjesht përpiqemi të vazhdojmë fluturimin tonë sa më gjatë të mundemi."