Celta Vigo, dhuratë speciale tifozëve për Krishtlindje
Klubi Celta Vigo-s njoftoi sot rinovimin e kontratës me sulmuesin veteran, Iago Aspas, deri më 30 qershor 2026.
Celta Vigo, që drejtohet nga Marian, nw njw deklaratw zyrtare sqaroi:
"Një nga ikonat e mëdha të futbollit spanjoll, një legjendë e gjallë për tifozët e Celta-s, ka rinovuar për një tjetër vit."
Në një video emocionuese të realizuar në stadiumin Balaídos, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Jennifer Rueda, dhe tre fëmijët e tyre, 37-vjeçari veteran shpalli vendimin e tij.
Lojtari tha: “Çdo kënd i këtij klubi dhe çdo thirrje nga tribuna më kanë shoqëruar në këtë rrugëtim.
Këtu kam përjetuar ditë të paharrueshme, momente gëzimi, festime, dhe ditë dhimbjeje nga të cilat jemi ngritur së bashku.
Për mua, kjo është më shumë se futboll, më shumë se një klub. Celta është jeta ime, është shtëpia ime.”
Ai shtoi: “Thonë se asgjë nuk zgjat përgjithmonë, por atë që ndiej për këto ngjyra do ta mbaj gjithmonë në zemër.”
