Premtimi i Mbappe: Askush nuk do të pendohet për...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2024, 16:17
Kylian Mbappe ishte transferimi sensacional i Real Madrid në merkaton e verës.
Sulmuesi francez la PSG-në për të firmosur me klubin kampion të Europës.
Përformancat e futbollistit në muajt e parë nuk ishin në nivelin e duhur, por sipas Mbappe, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Askush nuk do të pendohet për nënshkrimin tim”, mësohet t’i ketë thënë Mbappe presidentit Florentino Perez para ndeshjes kundër Athletic Bilbao.
Mbappe ka luajtur 16 ndeshje në kampionat, ku ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.
26-vjeçari është shfaqur protagonist edhe në Champions, ku ka lënë gjurmët e tij.