Krishtlindja kremtohet edhe në Durrës, besimtarë të shumtë marrin pjesë në meshë, luten për paqe dhe mirësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2024, 11:14
Besimtarët e krishterë kanë kremtuar Krishtlindjen në Durrës. Ata u janë drejtuar objekteve të kultit për të marrë pjesë në shërbesat fetare të organizuara për Krishtlindje.
Besimtarë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në meshën e shenjtë të vigjiljes. Besimtarët bënë lujtjet për të qenë sa më pranë Zotit të tyre në këtë datë të shënuar në kalendarin e besimit katolik.
Ndërkohë, besimtarët ortodoksë morën pjesë sot në meshën e shenjtë të kremtimit të Krishtlindjes në Kishën Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”. Besimtarët e pranishëm u lutën për më shumë paqe dhe mirësi, teksa kanë uruar edhe njëri-tjetrin
