Liverpool kërkon yllin më në formë të Milanit, gati të investojë 55 milionë euro

Liverpool po shkëlqen këtë sezon në Premier League, por trajneri Arne Slot nuk kënaqet me pak. Ai u ka kërkuar drejtuesve të klubit anglez për të bërë përforcime të tjera në merkato.

Sipas mediave angleze, tekniku i “Të kuqve” kërkon sulmuesin anësor të Milanit, Christian Pulisic, lojtar i cili e njeh mirë kampionatin anglez, duke qenë se më parë ka luajtur te Chelsea.

Vlera aktuale e tij në treg është rreth 55 mln euro, por Liverpool mund të paguajë edhe më shumë, nëse drejtuesit e klubit italian kanë kërkesa më të larta. Amerikani këtë sezon ka treguar se është lojtar i klasit botëror.