Fitoi Evropianin me Spanjën, Luis de la Futente: Vështirë të përmirësohet viti 2024

Luis de la Fuente, trajner i Spanjës, ka folur për mediet zyrtare për të analizuar vitin që po mbyllet.

"Objektivisht, ky 2024 është i vështirë për t'u përmirësuar. Unë gjithmonë them se duhet të përpiqemi të jemi më të mirë. Kemi kapacitetin për t'u përmirësuar.

Jemi të kënaqur për sukseset e arritura dhe për objektivin historik që arritëm, fituam të gjitha ndeshjet e Europianit duke luajtur futboll të shkëlqyer."

Çfarë ju ka lënë Europiani?

Shkuam hap pas hapi dhe kuptuam se mund t’ia dilnim. Kjo më dha një ndjenjë krenarie. Kemi rikuperuar shpirtin e vitit 2010, atë që gjithmonë kam përmendur.

Ajo që na nxori të gjithëve në rrugë për të festuar.

Liga e Kombeve ka qenë fara e gjithçkaje që po realizohet sot.

Na ka vendosur në vëmendjen e medieve ndërkombëtare, si një ekip i fuqishëm. Për mua, Liga e Kombeve është po aq e vështirë sa një Kampionat Evropian.

Për më tepër, ishim të parët që fituam dy tituj radhazi të Ligës së Kombeve.

Cili është objektivi i radhës?

Të gjithë shohim me sy të kthyer Kampionatin Botëror 2026.

Është ngjarja më e rëndësishme e futbollit. Por për të arritur mirë në Botëror, duhet të vazhdojmë të konsolidojmë idenë dhe projektin tonë.