McTominay merr çmimin e rëndësishëm nga Federata Skoceze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2024, 17:40
Çmim i rëndësishëm për Scott McTominay.
Mesfushori i Napolit është shpallur nga Federata Skoceze e Futbollit si lojtari skocez më i mirë i vitit 2024.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë organi futbollistik, i cili vendosi ta vlerësojë lojtarin e kaltër për paraqitjet e tij gjatë vitit kalendarik.
Me fanellën e ekipit napolitan, McTominay ka vijuar rritjen, duke u bërë një shtyllë kryesore e skuadrës së Antonio Conte-s.
Gjatë sezonit, ai ka grumbulluar 16 paraqitje në kompeticione të ndryshme, përfshirë kampionatin dhe Kupën e Italisë, duke realizuar katër gola dhe dhënë tri asistime.
