Berisha uron Krishtlindjen: Bekimet e kësaj nate, për ju dhe më të dashurit tuaj miq

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka uruar besimtarët e krishterë dhe ortodoksë për festën e  Krishtldindjes.

Kryedemokrati Berisha ka uruar në këtë ditë të shënuar për besimtarët shqiptarë katolikë e ortodoksë, festën e Krishtlindjes.

‘Gëzuar Krishtlindjen’, shkruan Berisha, duke e shoqëruar urimin me një foto të tijën së bashku me bashkëshorten, Liri Berisha.

‘Bekimet e kësaj nate, për ju dhe më të dashurit tuaj miq! Gëzuar’, përmbyll mesazhin, kryedemokrati Sali Berisha.